Ndërlidhjet

SHBA: Nga rrëzimi i aeroplanit, humbi jetën ish senatori


Ish senatori amerikan, Ted Stevens, e ka humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Alaskë, ka njoftuar një zëdhënës i familjes së tij.

Aeroplani me nëntë udhëtarë, në mesin e të cilëve ishin edhe Ted Stevens dhe ish drejtori i agjencisë NASA, Shon O’Kif, është rrëzuar mbrëmë vonë. Raportohet se O’Kif është në mesin e personave që shpëtuan.

89 vjeçari Ted Stivens ishte senatori reblikan me përvojën më të gjatë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët kanë thënë se në aeroplan ishin 9 njerëz dhe “duket se në përplasje pesë vetë kanë vdekur”.
XS
SM
MD
LG