Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga shpërthimi i bombës, tetë ushtarë të vrarë


Zyrtarët irakianë thonë se nga shpërthimi i bombës në provincën Dijala janë vrarë tetë ushtarë.

Policia dhe zyrtarët ushtarakë theksojnë se incidenti ndodhi kur persona të armatosur kishin hapur zajrr nga një shtëpi afër një baze të ushtrisë së Irakut.

Ushtarët kishin kërkuar mbështetje dhe e kishin rrethuar shtëpinë. Pastaj në shtëpi kishte ndodhur eksplodimi, nga i cili u vranë tetë ushtarë dhe u plagosën katër të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në qytetin Sadijah, 95 kilometra në veri të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG