Ndërlidhjet

Malajzi: Gjyqtaret femra me të drejta të barabarta


Zyrtarët në Malajzi thonë se femrat e para gjyqtare të gjyqeve islamike po fillojnë dëgjimin e rasteve këtë muaj, pasi autoritetet religjioze u kanë dhënë atyre të drejta të njejta me kolegët e tyre meshkuj.

Dy gjyqtare femra janë emëruar në muajin maj, për t’i luftuar perceptimet se gjyqet islamike në mënyrë jokorrekte i favorizojnë meshkujt.

Zyrtari për gjyqësi islamike në qeverinë e Malajzisë, Mohamad Naim Mokhtar, tha se një panel i lartë ka vendosur që gjyqtaret duhet të kenë të drejta të barabarta sikur gjyqtarët në “dritën e parimeve të Sheriatit”.

Por, një gjyqtar i lartë ka pretenduar se parimet juridike të Sheriatit në Malajzi, i ndalojnë femrat që të merren me rastet për shkurorëzim ose ato për krime morali, siç janë pirja e alkoolit dhe bixhozi.
XS
SM
MD
LG