Ndërlidhjet

Serbi: Vazhdojnë hetimet për varrezën e mundshme në Rashkë


Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi ka kumtuar sot se do të vazhdoj hetimet për varrezën e mundshme masive në lokalitetin Rudnica-Majdan, “për dyshime të bazuara se kjo varrezë ekziston”. Analizat e bëra deri tani nuk kanë sjellë prova që vërtetojnë ekzistencën e mundshme të varrezës masive.

Duke theksuar se hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me misionin e Bashkimit Evropian, EULEKS, prokuroria ka njoftuar se “është vendosur, që me qëllim të drejtësisë, secili krim të hetohet deri në fund, pavarësisht nga përkatësia kombëtare dhe fetare e kryerësve dhe e viktimave”.

Kah gjysma e muajit maj është njoftuar për dyshimet se në lokalitetin e përmendur janë varrosur trupat e pajetë të afro 250 shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99.
XS
SM
MD
LG