Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Incident vetvrasës



Policia në një rajon perëndimor të Afganistanit thotë se dy sulmues vetvrasës hodhën veten në erë ditën e parë të Ramazanit, kur eksplozivi shpërtheu para kohe.

Shefi i Policisë së rajonit Farah, Mohamad Fakir Askar, thotë që dy personat ishin duke përgatitur jelek vetvrasës në një xhami në qytetin Farah, aty ku edhe ndodhi shpërthimi.

Imami i kësaj Xhamie, i dyshuar se ishte pjesëmarrës në këtë plan, ka ikur pas shpërthimit. Megjithatë, i njëjti u arrestua më vonë nga policia Afgane.
XS
SM
MD
LG