Ndërlidhjet

Kosovë: Policia shton masat në qarkullim



Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar patrullimet me automjete civile. Kjo, sipas një komunikate të Policisë kosovare, është në përpjekje për të luftuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Vendimi ka ardhur pas rritjes së numrit të aksidentëve gjatë muajve të fundit. Aksidenti i fundit në aksin rrugor Kiev – Mleqan – Malishevë mori jetën e tre personave ndërsa katër të tjerë u lënduan. Shkaktar i këtij aksidenti sipas Policisë ka qenë tejkalimi i shpejtësisë.

Policia e Kosovës paralajmëron edhe ashpërsimin e masave të gjobitjes. Në kuadër të këtij plani policor, nga e mërkura, rrugëve të Kosovës do ketë njësite në lëvizje dhe pika kontrolli shtesë me automjete civile.
XS
SM
MD
LG