Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli vazhdon hetimet për 31 Majin



Shefi i forcave të armatosura të Izraelit, Gabi Ashkenazi ka mbrojtur të mërkurën përdorimin nga trupat e tij të të shtënave vdekjeprurëse kur sulmuan flotilien me ndihma turke në Gaza. Gjatë këtij sulmi u vranë 9 aktivistë pro – palestinez. Pasi dha betimin para komisionit 5 anëtarësh izraelit që po heton ngjarjen e 31 Majit të këtij viti, Shefi i Armatës tha se komandot zbritën në flotilë vetëm pasi një nga ushtarët u gjuajt me armë nga një prej aktivistëve.

Komisioni, pjesë e të cilit janë edhe dy vëzhgues ndërkombëtarë, ka mandatin të ekzaminojë legjitimitetin ndërkombëtar të bastisjes dhe bllokadës që i është vënë territorit palestinez i cili kontrollohet nga Hamasi.

Një hetim i ushtrisë izraelite tashmë ka nxjer në pah se ka pasur gabime në planifikimin dhe ekzekutimn e operacionit. Hetime të ndara po bëhen në të njejtën kohë edhe nga OKB-ja dhe Turqia.
XS
SM
MD
LG