Qendra e Urgjencës Mjekësore e kryeqytetit kosovar të mërkuren ka përfituar një donacion prej 16 mijë eurosh nga OBSH-ja. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, e cila përmes një komunikate njoftoi se fjala është për pajisje që do përdoren për kurse të trajnimit në emergjenca mjekësore.
Shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Skënder Syla, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit të pajisjeve tha se organizata botërore do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për stafin mjekësor të Kosovës edhe në të ardhmen.