Ndërlidhjet

Rusia vendos mbrojtje raketore në Abkhazi e në Osetinë e Jugut



Komandanti i Forcave ajrore të Rusisë njoftoi se vendi i tij ka vendosur raketa të sofistikuara mbrojtëse ajrore S-300 në rajonin pro rus të Abkhazisë.

Gjenerali Aleksandër Zelin tha se trupat që operojnë sistemin raketor do të punojnë së bashku me sistemin e mbrojtjes ajrore të ushtrisë ruse. Ky bashkëpunim, gjithmonë sipas gjeneralit rus, ka për qëllim që të ofrojë mbrojtje kundër sulmeve ajrore për territoret e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore.

Gjenerali Zelin gjithashtu njoftoi se mbrojtje ajrore të llojeve të tjera janë vendosur në rajonin tjetër që ka përkrahjen e Rusisë, Osetinë Jugore.

Abkazia deh osetia e Jugut zyrtarisht janë pjesë e Gjerogjisë. Tbilisi i ka cilësuar shqetësuese vendimet e fundit të Rusisë. Parlamenti rus në vitin 2008 kishte vendosur njohjen e dy zonave gjeorgjiane si shtete të pavarura pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG