Ndërlidhjet

Iraku ka nevojë për trupat amerikane deri në 2020



Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Irakut ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për ndihmën amerikane edhe për një dekadë tjetër, kohë e nevojshme që ushtria irakiane të jetë në gjendje që të sigurojë Irakun në mënyrë të pavarur.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Irakut, Gjeneral Lejtnant, Babaker Zebari deklaroi për agjencinë franceze të lajmeve, AFP se problemi do të nis pas 2011-ës, pasi ushtria irakiane do të jetë e gatshme vetëm më 2020.

SHBA-të kanë njoftuar se presin që trupat luftarake të tyre t’i japin fund operacioneve më 31 gusht si dhe të ul numrin e ushtarëve në 50 mijë trupa.

Momentalisht në këtë vend janë të stacionuara 64 mijë ushtarë. Zebari gjithashtu tha se nëse do e pyeste atë dikush për tërheqjen e trupave, ai do ju thoshte politikanëve që ushtria amerikane duhet të qëndrojë në Irak derisa ushtria irakiane të jetë tërësisht e krijuar më 2020.
XS
SM
MD
LG