Ndërlidhjet

logo-print

Franca ekstradon shefin e dyshuar të mafias në Itali


Prokurorët francezë kanë bërë të ditur se një nga udhëheqësit e mafias italiane, emri i të cilit gjendej në listën prej 30 personave të ikur, është ekstraduar në Itali pas apelit të dështuar nga ana e tij për të qëndruar në Francë.

Xhuzepe Falsone, 40 vjeç, është ekstraduar të mërkurën në Itali, nën masa të mëdha sigurie.

Ai qe arrestuar në qershor në qytetin francez Marsej, kurse gjatë gjykimit ka mohuar se është shef i mafias.
XS
SM
MD
LG