Ndërlidhjet

Kinë: Vazhdojnë operacionet e shpëtimit



Janë venitur shpresat për gjetjen e të mbijetuarëve në Kinë në atë që zyrtarisht quhet katastrofa më e madhe e rrëshqitjes së dheut në dekadën e fundit. Numri i viktimave ka arritur në 1100, ndërsa edhe 600 persona të tjerë rezultojnë të humbur.

Më shumë se 10 mijë ushtarë dhe punonjës shpëtimi po mundohen të kalojnë përmes malit me baltë që ka varrosur një rajon të largët kinez.

Autoritetet çdo herë e më shumë janë fokusuar në përpjekjet e shpëtimit duke dërguar me qindra punonjës mjekësor në zonat e prekura. Së bashku me këta punonjës mjekësor janë dërguar edhe ekspertë në parandalimin e epidemive pasi ekziston frika e përhapjes së sëmundjeve që shpërndahen përmes ujit.
XS
SM
MD
LG