Ndërlidhjet

Sejdiu: Të gatshëm për bisedime me Serbinë



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu shprehu bindjen e tij se Kosovën do e njohin shumë shtete pasi GJND-ja bëri publik qëndrimin se pavarësimi i Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Zyra për Informim e Presidentit Sejdiu njoftoi se këtë qëndrim i pari i Kosovës e shprehu pas takimit me studentë ndërkombëtarë që po marrin pjesë në Universitetin Veror Amerikan të Kosovës.

Duke folur para studentëve nga Austria, Suedia, Norvegjia, Serbia dhe vende të tjera, Sejdiu u shpreh i kënaqur me arritjet e shtetit të ri deri më tash.

Fatmir Sejdiu gjithashtu kujtoi se Kosova po punon për marëdhenie çdo herë e më të mira me të gjitha vendet e rajonit. Kjo sipas presidentit kosovar tashmë është arritur me Maqedoninë, Shqipërinë dhe me Malin e Zi.

Ndërkaq në komunikatën e Presidencës së Kosovës thuhet se Presidenti Sejdiu ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për bisedime me Serbinë, mirëpo është përjashtuar kategorikisht mundësia e bisedave për status.
XS
SM
MD
LG