Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet se ka gënjyer për luftën në Bosnje



Gjykata federale në Oregon e ka dënuar një njeri pse kishte gënjyer për rolin e tij gjatë luftës në Bosnje në kohën kur kishte aplikuar të hyjë si refugjat në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët thanë se Zhelko Boshkoviç, babai i Miss Oregonit, Daniela Krstiç, u kishte thënë autoriteteve të pavërtetën se nuk ka marrë pjesë në luftë.

Prokuroria tha se verdikti që u dha pas katër ditë gjykimi, dërgon mesazh të fuqishëm se është gabim të gënjesh për të kaluarën tënde kur kërkon strehim në Amerikë.

Shkalla e dënimit do të shpalet në 14 shtator në Portland.
XS
SM
MD
LG