Ndërlidhjet

logo-print

KB kërkon 460 milionë $ ndihma për Pakistanin



Kombet e Bashkuara apeluan për rreth 460 milionë dollarë ndihma urgjente për miliona viktimat nga përmbytjet në Pakistan.

Kreu i operacioneve humanitare Xhon Holms tha se të paktën 6 apo 7 milionë viktima kanë nevojë për ndihma urgjente.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Pakistan tha se 14 milionë njerëz, përfshirë 6 milionë fëmijë janë prekur nga përmbytjet.

Ndërkohë SHBA e kanë trefishuar numrin e helikopterëve për operacionet e ndihmave në Pakistan.
XS
SM
MD
LG