Ndërlidhjet

Rusi: 10 vjet nga fundosja e nëndetëses Kursk



Flamujt në anijet e marinës ruse sot janë ulur në gjysmë shtizë ndërsa në mbarë vendin mbahen ceremoni përkujtimore në 10 vjetorin e katastrofës së nëndetëses bërthamore Kursk.

Njëra nga nëndetëset më të përsosura të Rusisë, u fundos nga dy shpërthime gjatë manovrave në Detin Barenc në 12 gusht, 2000, duke vrarë gjithë 118 anëtarët e ekuipazhit.

Kufomat u zbuluan kur u nxorrën mbeturinat e nëndetëses një vit më vonë.

Prokurorët thanë se katastrofa u shkaktua nga një propeler shpërthyes që doli nga torpedoja.
XS
SM
MD
LG