Ndërlidhjet

Jemen: 50 të vdekur nga përmbytjet



Shirat e mëdha që shkaktuan përmbytje në Jemen prej fillimit të korrikut kanë marrë jetët e më shumë se 50 njerëzve.

Ministria e brendshme njoftoi se vërshimet e fundit në portin Hodeida në Detin e Kuq, i kanë marrë me vete edhe automjetet me të cilat banorët përpiqeshin të ikin.

Jemeni është vend i varfër fisnor me 24 milionë banorë, i kapluar nga kryengritja e shiitëve në veri, i separatistëve në jug dhe nga veprimtaria e Al Kaidës në zonat malore.
XS
SM
MD
LG