Ndërlidhjet

Turqia hap hetimet e veta për vërsuljen izraelite



Qeveria e Turqisë ka ngritur një komision për të zhvilluar hetimet e veta për vërsuljen e Izraelit në flotilen humanitare që lundronte në Gaza, ku u vranë nëntë turq në 31 maj.

Ministria e jashtme tha se komisioni do "t'a hetojë sulmin dhe trajtimin e aktivistëve" përpara se të dalë me raportin.

Raporti do t'i prezantohet komisionit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, i cili u krijua në fillim të gushtit.

Izraeli është kërcënuar se do tërhiqet nga komisioni i Kombeve të Bashkuara nëse ai insiston t'i ndëshkojë ushtarët izraelitë.

Izraeli ka ngritur dy komisione të brendshme për ta hetuar vërsuljen.
XS
SM
MD
LG