Ndërlidhjet

SHBA: 14 vjet burg kuzhinierit të Osama Bin Ladenit



Një gjykatë ushtarake amerikane e ka dënuar me 14 vjet burg ish kuzhinierin e Osama bin Ladenit, i cili ndonjëherë ishte edhe vozitës i tij.

Por sudanezi Ibrahim al Qosi, mund të vuajë shumë më pak për shkak se dënimi është kufizuar nga një apel për marrëveshje, i cili mbetet sekret.

Qosi u deklarua fajtor muajin e kaluar në gjykatën për krime të luftës në Guantanamo, lidhur me akuzat për komplotim me Al Kaidën dhe sigurim të mbështetjes materiale për terroristët.
XS
SM
MD
LG