Ndërlidhjet

Gruaja iraniane rrëfehet në TV shtetëror


Gruaja iraniane e cila është dënuar më goditje me gurë është paraqitur në televizionin iranian duke u rrëfyer për paturpësi.

Ajo gjatë një interviste pranon se burri me të cilën kishte lidhje i ka ofruar asaj mundësinë që t’ia vras bashkëshortin, një kërkesë të cilën ajo e kishte pranuar.

Sekineh Mohammadi Ashtiani më parë e kishte hedhur poshtë akuzën për paturpësi.

Me fytyren e mbuluar dhe më zërin që nuk i dëgjohej pasi deklarata e saj përkthehej nga gjuha Azeri në gjuhën Farsi, nuk ishte e mundshme që të konfirmohej nëse gruaja e cila shihej në televizion ishte me të vërtetë Ashtiani.

Një organizëtë për të drejtat e njeriut, Komiteti Ndërkombëtar kundër Goditjes me Gurë, e quajti këtë intervistë një “propagandë toksike”.

Autoritetet iraniane kanë lëshuar një urdhër arresti edhe për avokatin e gruas që është dënuar me goditje me gurë, Mohamaad Mostafej, megjithatë ai tashmë ka ikur për në Norvegji.
XS
SM
MD
LG