Ndërlidhjet

logo-print

Rebelët çeçenë marrin përsipër sulmin


Rebelët çeçenë morën përsipër përgjegjësinë për një shpërthim të vogël që ndodhi para tre ditësh afër shtabit të përgjithshëm të kompanisë ruse të naftës, Gazprom.

Lideri i këtyre rebelëve, Doku Umarov, përmes një deklarate që është postuar në një website islamist, tha se Gazprom është sulmuar që t’i tregohet Kremlinit se ka dështuar për të mposhtur kryengritësit çeçenë.

Bomba që përmbante 3-5 kilogramë TNT ka shpërthyer më 9 gusht në kulmin e garazheve, disa qindra metra nga shtabi i Gazprom-it.

Shpërthimi nuk lëndoi asnjë person, ndërkaq ngjarja kaloi pa u vërejtur derisa rebelët morën përsipër sulmin.
XS
SM
MD
LG