Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova e përgatitur për KB-në


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se vendi po përgatitet seriozisht për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të mbahet më 14 shtator.

Sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, Thaçi për këtë temë ka folur në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Megjithatë, komunikata nuk ka treguar ndonjë detaj të përgatitjes së kosovarëve për këtë mbledhje të OKB-së, ku, deri më tani, zyrtarisht vetëm Serbia ka paraqitur një rezolutë të saj.

“Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka respektuar vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka legjitimuar shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, presim të vijnë edhe njohje të reja nga shumë shtete të botës”, citohet Thaçi në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG