Ndërlidhjet

300 kosovarë janë kuruar jashtë në 2010



Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se për 6 mujorin e parë të këtij viti ka arritur të dërgojë mbi 300 kosovarë për shërim jashtë vendit.

Trajtimi i pjesës më të madhe të këtyre pacientëve është financuar përmes programit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa mbi 80 pacientë po trajtohen pa pagesë në spitalet e Turqisë.

Nga viti 2003 e deri më tash, përmes këtij programi qeveritar të Kosovës janë trajtuar mbi 2300 persona jashtë vendit. Gjatë këtij viti programi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës ka pasur në dispozicion një buxhet prej 2 milionë eurosh.
XS
SM
MD
LG