Ndërlidhjet

logo-print

Bastisen Vahabistët në Bosnjë


Zyrtarët e entitetit serb të Bosnjës deklarojnë se policia ka bastisur shtëpitë e personave që dyshohen se janë myslimanë radikalë, Vahabistë.

Arsye e bastisjes ishte kërkimi për armë dhe eksploziv.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Republikës Serbe të Bosnjës tha se policia ka kërkuar në 6 lokacione në Novi Grad dhe Prijedor. E njëjta gjithashtu deklaroi se disa persona janë marrë në pyetje.

Në muajin qershor ishte raportuar për vrasjen e një oficeri policie të Bosnjës pas një sulmi që dyshohet se është bërë nga Vahabistët radikalë.
XS
SM
MD
LG