Ndërlidhjet

Franca shkatërron kampet rome


Autoritetet franceze kanë shkatërruar mbi 40 kampe rome ku mund të strehoeshin gati 700 njerëz.

Ministri i Brendshëm i Francës, Brice Hortefë, u tha reporterëve se imigrantët romë do të kthehen në vendet e tyre të origjinës me fluturime të veçanta.

Këta imigrantë vijnë kryesisht nga Rumania apo Bullgari.

Hortefë në fund të korrikut kishte paralajmëruar shkatërrimin e rreth 300 kampeve të paligjshme. Deklara e ministrit francez u bë pasi presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, kishte vlerësuar se komuniteti rom krijon probleme për sigurinë.
XS
SM
MD
LG