Ndërlidhjet

Kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut të Moskës


Agjencitë e lajmeve në Rusi raportojnë se gati 30 persona janë arrestuar derisa mernin pjesë në demonstratën e quajtur, “Dita e Zemërimit”, para bashkisë së Moskës.

Policia arsyetoi vendimin për arrestimin e demonstruesëve me pengesat e shkaktuara në trafik.

Në mesin e personave të arrestuar ishte edhe udhëheqësi i lëvizjës, “Për të Drejtat e Njeriut”, Lev Ponomorev.

Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut të Moskës, Juri Luzhkov. Kërkesa u bë pasi Luzhkov vazhdoi pushimet edhe pse lajmi për zjarret në Rusi kishte disa ditë që raportohej.

Për disa ditë Moska ishte gati tërësisht e mbuluar nga tymërat që shkaktoheshin prej zjarreve të shumta, zjarre këto që kishin përfshirë një hapësirë të madhe të periferisë së kryeqytetit rus.
XS
SM
MD
LG