Ndërlidhjet

logo-print

Rusia vazhdon përballjen me flakët, megjithë përmirësimet



Rusia po vazhdon përpjekjet për të mbajtur zjarret larg uzinës bërthamore kryesore në vend. Presidenti Dimitri Medvedev tha se ka pasur suksese në vënien nën kontroll të zjarreve dhe ka urdhëruar heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtatë rajone.

Megjithatë situata është e vështirë në veçanti për një numër të mash bujqish që janë në prag të falimentimit. Një e katërta e prodhimit bujqësor është shkatërruar si pasojë e valës së të nxehtit në Rusi.

Zjarret kanë prekur dhe Ukrainën fqinje, ku punonjësit e emergjencave po përpiqen të mbajnë nën kontrollin zjarrin që ka nisur 60 kilometra larg Çernobilit. Finlanda raporton se shkalla e radioaktivitetit në zonat e prekura nga tymi i zjarreve ruse ka qenë në nivele normale.
XS
SM
MD
LG