Ndërlidhjet

Shiu i parë në Moskë


Ka rënë shiu i parë në Moskë pas javësh të tëra me thatësi duke krijuar lehtësim për autoritetet ruse. Këta të fundit gjatë kohës sa Rusia u godit nga një valë rekorde e të nxehtit u përballën me zjarre të shumta që shkatërruan qerekun e prodhimeve bujqësore të shtetit.

Ministria e Situatave Emergjente tha se më shumë se 500 zjarre vazhdojnë të digjen në rajone të ndryshme, përfshi edhe 29 të tilla përreth Moskës.

E njejta ministri gjithashtu njoftoi se rreth 14 mijë zjarrfikës janë të angazhuar afër qendres kërkuese nukleare në Sarov, qytezë në rajonin e Nizhni Novgorodit

Deri më tash zjarret kanë marrë jetën e më shumë se 50 personave dhe kanë shkatërruar fshatra të tëra.

Ndërkaq edhe në Ukrainën fqinje janë ndezur zjarre. Shqetësimi kryesor është që zjarret mund të lëshojnë radioaktivitet në rajonin afër vendit ku në vitin 1986 ndodhi aksidenti nuklear në Çernobil.
XS
SM
MD
LG