Ndërlidhjet

logo-print

Gazetari amerikan paraqitet në gjykatën turke


Një gazetar amerikan i arrestuar në Turqi me akuzën e bashkëpunimit me grupe të jashtligjshme kurde do paraqitet në gjykatë të premtën.

Gjykata do të vendos nëse Jake Hess duhet të mbes në burg në Turqi, që të pres gjykimin, apo të deportohet menjëherë.

Gazetari Hess ishte arrestuar të mërkuren në krahinën juglindore të Diarbakirit dhe akuzohet se po ndihmonte Partinë Kurde të Punës.

Avokati i gazetarit sqaron se Jake Hess më parë ka punuar si përkthyes për Asociacionin e të Drejtave të Njeriut, një organizatë pro kurde në Turqi, por megjithatë ai nuk është më i përfshirë në atë grup
XS
SM
MD
LG