Ndërlidhjet

Rumani: “Rekomandime të nxehta” për ta njohur Kosovën


Ministri i jashtëm i Rumanisë, Teodor Bakonski, ka deklaruar se ndaj vendit të tij nuk po bëhet presion për ta pranuar pavarësinë e Kosovës, por se merr “rekomandime të nxehta” për ta bërë këtë.

“Askush nuk bën kurrfarë presioni. Marrim vetëm rekomandime të nxehta”, i deklaroi ministri Bakonski, së përditshmes beogradase, Veçernje Novosti.

Ai mëtutje ka theksuar se rekomandimet arrijnë nga partnerët e Rumanisë, të cilët tashmë e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

Por, ai megjithatë, deklaroi se Rumania e refuzon mundësinë për t’i pranuar këto rekomandime, duke thënë se vendi i tij “reagon si shtet i pavarur”.

“Kjo është çështje e parimit. Miqtë tanë serbë e dinë mirë qëndrimin që e ka marrë Rumania”, tha Teodor Bakonski.

Ministri i jashtëm rumun ka theksuar se Bukureshti dëshiron ta lehtësoj dialogun e drejtpërdrejt ndërmjet Beogradit e Prishtinës, nëse kjo kërkohet nga Rumania, pasi është e qartë se e ardhmja më e mirë për gjithë Ballkanin është brenda Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG