Ndërlidhjet

Sarajevë: Akuza për gjenocid për katër serbë të Bosnjës


Katër ish pjesëtarë të forcave speciale të serbëve të Bosnjës, janë akuzuar për gjenocid nga autoritetet e Bosnjë Hercegovinës, për involvimin e tyre të dyshuar në ekzekutimin e 800 myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 1995.

Në kumtesën e prokurorisë thuhet se personat Frank Kos, Stanko Kojiq, Vllastimir Golijan dhe Zoran Goronja, janë akuzuar për “pjesëmarrje direkte në ekzekutimin e më se 800 burrave dhe djemve myslimanë pas rënies “ së Srebrenicës në korrik të vitit 1995.

Viktimat ishin ekzekutuar në një fermë në veri të Srebrenicës.

Pasi e morën kontrollin ndaj eklavës e cila ishte e mbrotjur nga Kombet e Bashkuara, më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës ekzekutuan afro 8 mijë burra e djem myslimanë, në mizorinë më të madhe në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG