Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Moszbardhja e rastit të Gorazhdevcit, shqetësues


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka vlerësuar sot se është shqetësuese, që as pas shtatë vitesh, nuk është zbardhur krimi në Gorazhdevc dhe ka kërkuar nga EULEKS-i që të bëjë presion në institucionet e Kosovës, për ta zbuluar se kush ka shtënë kundër fëmijëve serbë.

“Moszgjidhja e vrasjeve dhe e plagosjes së fëmijëve në Gorazhdevc, jo vetëm që shqetëson, por më së miri tregon gjendjen reale” në Kosovë, tha Bogdanoviq, duke shtuar se kjo “paraqet qëndrimin e pranisë ndërkombëtare dhe të institucioneve ndaj krimeve kundër serbëve”.

Ai ka vlerësuar se kumtesa e EULEKS-it se hetimet po i afrohen fundit dhe se të dyshuar nuk ka, për serbët e Kosovës është fyese.

Më 13 gusht të vitit 2003 në Gorazhdevc, janë vrarë dy dhe plagosur katër të rinjë serbë.
XS
SM
MD
LG