Ndërlidhjet

Rusi: Zjarret i janë afruar qendrës kërkimore atomike


Zyrtarët rusë thonë se zjarret, që i janë afruar në mënyrë të rrezikshme qendres kryesore të kërkimeve atomike, po rriten në masë.

Mijëra zjarrfikës janë dërguar për t’i ndalur zjarret, që të mos i afrohen qendrës në Sarov.

Në vetë qendrën kërkimore atomike nuk është regjistruar ndonjë rast i zjarrit, por rajoni i afërt Mordovia, ishte i përfshirë nga zjarri.

Ministria e situatave urgjente thotë se në rajonet e tjera, zjarret po zvogëlohen.

Pas temperaturave rekorde të larta gjatë muajit të fundit, sot në Moskë ka rënë shiu i parë, me ç’rast pjesërisht e ka pastruar ajrin, që ishte i ndotur.
XS
SM
MD
LG