Ndërlidhjet

Kabul: Forcat afgane dhe amerikane arrestuan militantët


NATO-ja thotë se forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato afgane, në operacionin kundër fraksioneve talibane të lidhura me al-Kaidën, kanë arrestuar disa fugura kyçe të rrjetit, në dy provinca lindore.

Në aksionin në provincën Khost është arrestuar zëvendës komandanti dhe pjesëtarë të tjerë të grupit Haqqani, që nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet si grupi më i rrezikshëm taliban, për shkak të lidhjeve të tij me al-Kaidën.

Në një zhvillim tjetër, në pjesën jugore të Afganistanit, nga sulmi i kryengritësve, është vrarë një ushtar ndërkombëtar. NATO-ja nuk ka zbuluar kombësinë e ushtarit apo detaje të tjera lidhur me këtë vrasje.
XS
SM
MD
LG