Ndërlidhjet

2010: 17 mijë moldavë kanë marrë nënshtetësi rumune



Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, tha se prej fillimit të këtij viti, rreth 17 mijë shtetas të Moldavisë e kanë marrë nënshtetësinë rumune.

Basesku e quajti këtë shpagim për “abuzimet” që datojnë nga kohët sovjetike, kur Moldavia u përfshi si republikë sovjetike, ndërsa Rumania mbeti shtet i pavarur, megjithëse ishte pjesë e bllokut komunist të Evropës Lindore.

Basesku tha se “humbja e nënshtetësisë nuk ishte zgjedhje e tyre personale”, dhe për këtë e fajësoi ish-udhëheqësin sovjetik, Josif Stalin.
XS
SM
MD
LG