Ndërlidhjet

logo-print

Brazil: Arrestohet iraniani që ka urdhëruar 11 vrasje



Një iranian është arrestuar në Brazil si i dyshuar se ka urdhëruar vrasjen e 11 njerëzve gjatë pesë vjetëve të fundit.

Farhad Marvizi raportohet se u arrestua të enjten në qytetin verilindor brazilian, Fortaleza.

Autoritetet e akuzojnë atë se ka udhëhequr një bandë, e cila ilegalisht ka trafikuar pajisje elektronike.

Policia tha se ai akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e 11 njerëzve, të cilët mund të kishin zbuluar aktivitetet ilegale të grupit.

Dy policë, që dyshohet se i kanë ndihmuar Marvizit t’i orkestrojë vrasjet, gjithashtu janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG