Ndërlidhjet

Obama, Karzai bien dakord për "trysninë ndaj talibanëve"



Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, janë zotuar të vazhdojnë të punojnë bashkë për “ta mbajtur trysninë ndaj talibanëve” dhe për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm të militantëve.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama dhe Karzai folën të premten me një videokonferencë njëorëshe ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit.

Dy liderët gjithashtu kanë rënë dakord që t’i vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për “të mbrojtur popullin afgan, për të përmirësuar qeverisjen dhe për t’i ofruar shërbimet bazike”.

Në videokonferencë kanë marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kabul, Karl Eikenberi, dhe komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali Dejvid Petraus.
XS
SM
MD
LG