Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 20 militantë



NATO tha se më shumë se 20 militantë islamikë, përfshirë luftëtarë arabë, çeçenë dhe pakistanezë, janë vrarë nga forcat e NATO-s dhe ato afgane në operacionet në juglindje të Afganistanit, kundër një fraksioni taliban të ndërlidhur me Al Kaidën.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë grupin Hakkani, të drejtuar nga Xhalaludin Hakkani dhe i biri i tij Siraxhudin, si njërin nga rrjetet më të rrezikshme të talibanëve.

Grupi në fjalë vepron në zonën kufitare perëndimore të Pakistanit, ku forcat amerikane nuk mund të operojnë.
XS
SM
MD
LG