Ndërlidhjet

Pakistani anulon festimet e ditës së pavarësisë



Pakistani i ka anuluar të gjitha manifestimet zyrtare për ditën e pavarësisë, në kohën kur vendi përpiqet t’ia dalë mbanë me pasojat nga përmbytjet më të mëdha në histori, që prekën më shumë se 14 milionë njerëz dhe shkaktuan krizën më të rëndë humanitare.

Presidenti, kryeministri dhe krerët e ushtrisë i kanë anuluar festimet që planifikonin të shënojnë 63-vjetorin e krijimit të Pakistanit në vitin 1947.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, sot do të mbërrijë në Pakistan për t’i vëzhguar operacionet humanitare.
XS
SM
MD
LG