Ndërlidhjet

logo-print

Kremlini dhe Bellorusia shkëmbejnë akuza



Kremlini dhe presidenti i Bellorusisë sot shkëmbyen replika në debatin që e vë në pikëpyetje ardhmërinë e aleancës së tyre post sovjetike.

Presidenti bellorus, Aleksandar Lukashenka e akuzoi presidentin rus Dimitri Medvedev për shtrembërimin e komenteve të tij lidhur me njohjen e dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.

Kremlini sot reagoi fuqishëm duke e akuzuar Lukashenkan për jokonzistencë, dhe u kërcënua ta publikojë përmbajtjen e plotë të takimit zyrtar të tyre.

Mosmarrëveshja ka shpërthyer për atë nëse Lukashenka ka premtuar ta njohë pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

Medvedev tha se Lukashenka është zotuar për këtë, por pastaj ka dështuar ta mbajë premtimin.
XS
SM
MD
LG