Ndërlidhjet

Jemen: Kryengritësit vranë shefin e zbulimit



Zyrtarët e sigurisë në Jemen thanë se persona të armatosur kanë vrarë një oficer të zbulimit në provincën e trazuar Lahixh në jug të vendit.

Sulmi i mbrëmbshëm kundër kolonelit Ali Abdul Karim al-Ban, që u krye nga pusia, ndodhi pranë shtëpisë së tij afër qytetit Hutah.

Forcat e sigurisë sot arrestuan deri tetë përkrahës të kryengritjes Lëvizja e Jugut.

Ban kishte mbijetuar disa atentate në muajt e kaluar pasi i kishte marrë në pyetje udhëheqësit e Lëvizjes së Jugut.
XS
SM
MD
LG