Ndërlidhjet

Moskë: Mbërrijnë aeroplanët me ndihma nga SHBA



Tre aeroplanë amerikanë me pajisje kundër zjarreve, përfshirë dhe vegla dhe pajisje mjekësore kanë mbërritur në Moskë për t’u ndihmuar rusëve që t’i luftojnë zjarret e shumta.

Dy aeroplanë transportues C-130 zbritën në aeroportin Vnukovo mëngjesin e sotëm, ndërsa më vonë mbërriti edhe aeroplani i tretë çarter nga Kalifornia, me urdhër të guvernatorit të shtetit, Arnold Shvarceneger.

Ministria e Emergjencave në Moskë tha se dërgesat kanë pajisje tepër të nevojshme dhe janë gjest të cilin Rusia do ta mbajë në mend gjithmonë.

Në ditët në vijim pritet të arrijnë edhe dy aeroplanë tjerë C-130, dhe një aeroplan çarter.
XS
SM
MD
LG