Ndërlidhjet

Thaçi: Veriu do të integrohet në harmoni me Kushtetutën



Kryeministri Hashim Thaçi i ka cilësuar spekulime të gjitha deklarimet në media dhe ato të opozitës se për veriun e Kosovës po diskutohen forma të autonomisë jashtë Pakos së Ahtisarit.

Gjatë një vizite në Mitrovicë, Thaçi tha se kjo pjesë e Kosovës do të integrohet bazuar veprimet që janë në harmoni me Kushtetutën dhe Pakon e Ahtisarit.
I shoqëruar nga ministra të Kabinetit Qeveritar dhe kryetari i Mitrovicës Avni Kastrati, Thaçi premtoi ndarjen e 5 milion eurove për ndërtimin e shtëpive për banorët që duan të kthehen në lagjen Kroi i Vitakut.

“Tani do të investojmë në një proces për integrimin e qytetit por në të njëjtën kohë edhe për integrimin dhe bashkëpunimin e gjithë qytetarëve për një jetë të re, për një Mitrovicë të re, Mitrovicë të bashkuar dhe unike”, ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG