Ndërlidhjet

Kairo: Hapet muzeu më i madh i artit islamik në botë



Muzeu i artit islamik në Kairo, më i madhi në botë, është hapur sot pas tetë vjet restaurimi.

Në 25 sallat e muzeut janë ekspozuar rreth 2.500 objekte me vlerë historike dhe artistike .

Në mesin e objekteve më të rëndësishme janë çelësi i stolisur me ar i xhamisë qendrore në Mekë, dhe dinari më i vjetër islamik nga viti 697.

Në muze janë ekspozuar edhe dorëshkrime të rralla të Kuranit, instrumente të lashta të astronomisë, si dhe instrumenta që janë përdorur në arkitekturë dhe kimi.

XS
SM
MD
LG