Ndërlidhjet

Rusia thotë se reaktori iranian nis punën javën tjetër



Rusia tha sot se do të fillojë të instalojë karburant bërthamor në reaktorin iranian më 21 gusht, duke e aktivizuar uzinën në Bushehr pas shumë vjet vonese.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se hapi tregon se Iranit nuk i duhet pasurimi i uraniumit për atë që Teherani e quan prodhim të energjisë bërthamore paqësore.

Gibs tha se uzina në Bushehr “i vë në pikëpyetje motivet” e Iranit për pasurimin e uraniumit.

Në vitin 1995, Rusia u dakordua ta ndrtojë uzinën në Bushehr, por projekti 1 miliardë dollarësh u shty disa herë për shkak të vonesave dhe politizimeve.
XS
SM
MD
LG