Ndërlidhjet

Japoni: Kryeministri kërkoi falje për Luftën e Dytë Botërore


Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, sot e theu traditën duke mos e vizituar tempullin kundërthënës, i cili i nderon viktimat e Luftës së Dytë Botërore, në mesin e të cilëve ka edhe kriminelë të gjykuar.

Ai e ka shfrytëzuar 65 vjetorin e përfundimit të luftës, për të shprehur keqardhje për vuajtjet e fqinjëve japonezë të shkaktuara nga lufta.

Gjatë së paku 25 viteve të kaluara, zyrtarët qeveritarë të Japonisë e kanë shfrytëzuar përvjetorin, për ta vizituar tempullin Jasukuni në Tokio, vizitë kjo që i tmerron fqinjët e Japonisë.

Kryeministri Kan në fjalimin e tij, tha se Japonia u ka shkatuar “vuajtje dhe dëmtime të mëdha” shumë vendeve.

Japonia ka kapitulluar në Luftën e Dytë Botërore, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara i hodhën bombat atomike në qytetet Hiroshimë dhe Nagasaki.
XS
SM
MD
LG