Ndërlidhjet

logo-print

Los Anxhelos: Kamioni i godet spektatorët, 8 të vrarë


Tetë vetë kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur, mbrëmë vonë, gjatë një gare të kamionëve, në një shkretëtirë në jug të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e sherifit në qarkun San Bernardino, Cindy Bachman, tha se një nga makinat që merrnin pjesë në garën “Kalifornia 200”, e goditi turmën e shikuesve.

Të lënduarit nga ky incident me helikopterë u dërguan në spitalet e afërta.
XS
SM
MD
LG