Ndërlidhjet

logo-print

Sutyagin: Kurrë nuk kam spiunuar për perëndimin


Shkencëtari atomik rus, Igor Sutyagin, tha se ai “kurrë” nuk kishte spiunuar për perëndimin.

Ai ishte njëri nga njerëzit e përfshirë në këmbimin e spiunëve ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar.

Zoti Sutyagin, specialist për armatim bërthamor, i tha Radios Evropa e Lirë, se zyrtarët shumë herë i kanë bërë presion atij për ta nënshkruar një dokument se është fajtor.

Ai pretendon se zyrtarët i kanë thënë atij se autoritetet e larta e kishin parë se kanë bërë gabim duke e burgosur atë dhe se po përpiqeshin ta gjenin mënyrën për ta liruar, por pa e humbur fytyrën.

Përfundimisht ai e kishte nënshkruar pranimin e fajit dhe ishte njëri nga katër spiunat e dyshuar perëndimorë, që u shkëmbyen në aeroportin e Vjenës, për 10 spiunët e akuzuar rusë, që ishin mbajtur në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG