Ndërlidhjet

Rusi: Fuqizohet ndalesa e eksportit të grurit


Ndalesa e eksportit të grurit në Rusi ka hyrë në fuqi sot.

Kjo ndalesë, që do të zgjasë së paku deri në fund të këtij viti, ishte urdhëruar me qëllim të mbajtjes së çmimeve të ulëta të ushqimit në nivelin e brendshëm, pas thatësirave të mëdha dhe zjarreve masive, që i kanë shkatërruar të mbjellat e këtij viti.

Rusia është njëri nga prodhuesit më të mëdhenjë të grurit në botë.

Presidenti Dmitri Medvedev, tha javën e kaluar se një e katërta e grurit rus, ishte shkatërrtuar nga thatësia dhe zjarret, ndërsa shumë kompani e kanë nisur procesin e falimentimit.

Në përgjigjje të situatës në Rusi, Departamenti i agrikulutërës i Shteteve të Bashkuara, e ka reduktuar parashikimin e tij prej 2.3% për të korrurat e grurit në botë, por ka theksuar se nuk sheh kurrfarë krize globale të ushqimit, e shkaktuar nga humbjet e Rusisë.
XS
SM
MD
LG