Ndërlidhjet

Për 10 ditë, 10 të vdekur në komunikacion


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rritje shqetësuese muajin gusht, bëjnë të ditur zyrtarë policorë. Vetëm në dhjetë ditët e para të këtij muaji kanë humbur jetën dhjetë persona, si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës, thotë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur gjithsej 80 aksidente dhe kanë humbur jetën 91 persona, prej tyre 31 kanë qenë këmbësor. Ai shton se këto shifra janë shqetësuese.

“Këto shifra janë shqetësuese dhe policia është duke punuar vazhdimisht për parandalimin e aksidenteve në trafik”
, thotë Sadriu.

Sipas zëdhënësit Sadriu, shkaktari kryesor i aksidenteve në komunikacion është vetë faktori njeri. Ai thekson se moskufizimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave të trafikut, janë faktorët që shkaktojnë aksidente në Kosovë.


“Nga analizat, që ne si polici kemi bërë, shkaktarë janë edhe disa faktorë të tjerë, si mosmbajtja e distancës në trafik, pastaj ngasja pa leje etj.”, thekson Sadriu.

Në anën tjetër, Jeton Rexhepi, kapiten policor në Drejtorinë e trafikut, thotë se janë duke e aplikuar planin strategjik 2009-2011, ku parashihet të parandalohet numri i aksidenteve në trafik.

“Bazuar në ditët e fundit, policia e trafikut është e shqetësuar në muajin gusht, sepse për 10 ditë kanë ndodhur 10 aksidente fatale. Kemi bërë menjëherë kontrollin shtesë, kemi kërkuar që të ngrihen pikat e kontrollit dhe të merren masa kundërvajtëse në trafik, si dhe të parandalohet shpejtësia në trafik”,
shpjegon Rexhepi.

Rexhepi shton se policia e trafikut ka paraparë që me planin strategjik të parandalohen aksidentet deri në 20 për qind, dhe siç thotë ai, vitin e kaluar është arritur që numri i përgjithshëm i aksidenteve të zbresë në 6 për qind, krahasuar me vitet paraprake.

“Për periudhën 2010 kemi arritur që numrin e përgjithshëm të aksidenteve ta zbresim deri në 6 për qind, por synimi ynë është që këtë numër ta zvogëlojmë dhe sa më shumë të shpëtojmë jetë”, s
hprehet Rexhepi.

Ndërkaq, aksidente tjera që kanë ndodhur në Kosovë janë 2,410, ku janë lënduar 4,260 persona, derisa me dëme materiale kanë qenë 696 aksidente.
XS
SM
MD
LG